I ashtuquajuri drejtor i zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka publikuar në Instagram se nuk ka të sëmurë nga koronavirusi nëpër vendbanime me shumicë serbe në Kosovë, dhe se numri i personave të infektuar në “vendbanimet shqiptare” është 79 .
Gjuriq: Në veri të Kosovës nuk respektohet ora policore e vendosur nga qeveria e Serbisë
Gjuriq në “raportin e tij ditor për Kosovën” ka shkruar se katër pacientë të dyshuar në Mitrovicën e Veriut kanë dhënë mostrat të cilat janë dërguar në kontroll, transmeton portali në gjuhën serbe Kosovo Online.
Sipas Gjuriqit, 200 pompa për dezinfektim janë dërguar në Mitrovicën e Veriut dhe se atje po zhvilolhet aksioni i dezinfektimit të rrugëve dhe hyrjeve nëpër ndërtesa.
Ai është “ankuar” se në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq të mërkurën në mënyrë masive është shkelur ora policore të cilën e ka vendosur qeveria e Serbisë, sepse prej orës 17 e deri në orët e vona nëpër këto qytete kanë shëtitur qindra qytetarë.