Gjuriq: Beogradi dëshiron stabilitet në marrëdhëniet serbo-shqiptare
4 vjet më parëE hënë, 31 Tetor 2016 – Sakte.net
“Beogradi dëshiron stabilitet në marrëdhëniet serbo-shqiptare, sepse kjo është e vetmja garanci e mbijetesës afatgjatë të popullit serb në krahinë”, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Gjuriq tha edhe se politikanët kosovarë po konkurrojnë mes vete se kush e ka më të ashpër qëndrimin ndaj Beogradit dhe interesave të popullit serb në Kosovë.
Kjo, sipas Gjuriq, nuk i kontribuon përmirësimit të klimës sociale në Kosovë.
Gjuriq veçanërisht u është referuar akteve të fundit të njëanshme të Prishtinës që zgjidhjen e çështjeve me interes vital për serbët në krahinë zhvendos në kutinë e dialogut në fushën e arbitraritetit politik.