Gjuriq e Irinej, me leje të Kosovës, nesër në Graçanicë e Gazimistan

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq nesër në orën nëntë, në ditën që Serbët e quajnë Vidovdan (28 qershori, Dita e humbjes së serbëve në Betejën e Kosovës në këtë datë të vitit 1389) për të marrë pjesë në një liturgji në manastirin e Graçanicës, transmeton Koha.net.

Në orën 11 Gjuriq do të marrë pjesë në ndarjen e medaljeve “Majka devet Jugovića” (Nëna e nëntë Jugoviqëve) në portën e manastirit të Graçanicës e në orën 13 do të mbahet mesha për ata që quhen trima të Gazimestanit, përcjell b92 njoftimin nga kjo zyrë.

Liturgjinë dhe meshën do t’i udhëheqë patriarku i Kishës Ortodoske serbe Irinej.

Ministria e Punëve të Jashtme, në interesimin e Koha.net, nëse Gjuriq ka marrë leje për të qëndruar në Kosovës, është përgjigjur se Gjuriq dhe pelegrinë të tjerë kanë leje për të qëndruar në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme