Gjuriq e pranon se kanë informacione rreth atenatit ndaj Ivanoviqit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se Qeveria e Serbisë ka pranuar informatat e para rreth vrasjes së Oliver Ivanoviq.

Gjuriq ishte i ftuar në një emision të Radio Televizionit të Serbisë (RTS), së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Dalibor Jevtiq.

“Nga minuti në minut ne jemi duke pranuar më shumë informacione [për vrasjen e Ivanoviq], dhe jam duke u bërë më i bindur se kjo vrasje nuk është kryer nga vendi jonë apo nga serbët e Kosovës. Ne kërkojmë që autoritetet e Kosovës menjëherë të gjejnë fajtorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë”, ka thënë Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë.

Sipas tij, objektivi pas kësaj vrasjeje është Serbia, stabiliteti i saj dhe e ardhmja.
“Ai i cili e bëri këtë, ka bërë gjënë më të keqe për kombin tonë. Tani është shumë e rëndësishme që institucionet e Kosovës të japin përgjigje për atë që ne jemi duke kërkuar: ‘që Serbia të lejohet të marrë pjesë në hetim’”, tha Gjuriq.
Ai theksoi se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për t’i mbrojtur serbët e Kosovës, në dy dekadat e fundit.

“Nëse ata [institucionet kosovare] nuk i gjejnë vrasësit, do të thotë se ata e dinë se kush e vrau Ivanoviqin. Prandaj kërkojmë që edhe ne të marrim pjesë në hetim”, përsëriti drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme