Gjuriq falënderon Izraelin për përkrahjen rreth çështjes së Kosovës

E premte, 21 Tetor 2016  –  Sakte.net

Drejtori i Zyrës për Kosovën  në Qeverinë e Serbisë,  Marko Gjuriq u takua sot me ambasadoren e sapoemëruar të Izraelit në Serbi, Alona Fisher Kam, dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen parimore që Izraeli i ka ofruar Serbisë rreth çështjes së Kosovës.

Siç bën të ditur zyra e Gjuriqit, në takim ai e ka njoftuar ambasadoren izraelit mbi situatën në Kosovë, sidomos me atë të sigurisë, sociale dhe politike si dhe problemet me të cilat ballafaqohen serbët.

Poashtu, ambasadores së Izraelit, Gjuriq ia prezantoi situatën në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe për Ligjin e “Trepçës”, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.