Gjuriq: Jam krenar që s’po heqim dorë nga ndjekja penale e kriminelëve shqiptarë

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka deklaruar se “Serbia gjithmonë ka qenë e vendosur në ndëshkimin e krimeve të luftës pavarësisht kombësisë”.

Duke komentuar atë që gjykatat në Serbi kanë nisur të lëshojnë urdhër-arreste për shqiptarët e Kosovës, Gjuriqi për televizionin publik serb tha se “Serbia refuzon fuqishëm” që të tërhiqet nga ndjekjet penale, transmeton Koha.net.

“Nëse dikush prej atyre separatistëve ka menduar që është jashtë drejtësisë, duhet ta dijë se krimet e luftës nuk vjetërsohen. Për dallim nga ta dhe disa të tjerë, në Serbi ekziston një ndarje e qartë e pushteteve dhe nuk dua të përzihem në kuptimin politik në punën e gjyqësorit. Si qytetar mund të them se jam krenar që nuk heqim dorë nga ndjekja penale e kriminelëve më të dhunshëm shqiptarë”, deklaroi ai.

Duke komentuar dorëheqjen e Haradinajt dhe mundësinë e formimit të një qeverie të re në Kosovë, Gjuriqi tha se për dialogun nuk ndryshon asgjë edhe nëse vjen qeveria e re sepse, sipas tij, “gjithsesi se në qeveri do të jetë dikush nga ‘separatistët’”.

“Është shumë e mundshme që do të përfaqësohen nga dikush që i ka përfaqësuar deri më tani. Beogradi i përmbahet parimit se dialogu do të vazhdojë atëherë kur të hiqet taksa ndaj mallrave serbe. Tani po mundohemi të ndihmojmë popullin e Kosovës”, u shpreh Gjuriqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme