Gjuriq: Kalaja e Artanës kurrë s’ do të jetë e Kosovës

I ashtuquajturi drejtor i zyrës së Qeverisë serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, ka deklaruar me rastin e vendosjes së flamurit shtetëror në kalanë e Artanës, se “kjo kala kurrë s’do të jetë monument kosovar”.

“Pas kësaj mund të shtrohet pyetja se çfarë është në vijim, ndoshta vendosja e shqiponjave të zeza shqiptare në vend të kryqeve nëpër kisha”, ka pyetur Gjuriq.

Sipas fjalëve të tij, vendosja e flamurit të Kosovë në këtë kala “paraqet një akt të revizionizmit historik”.

“Kalaja e Artanës është një prej lokaliteteve kyç historike serbe dhe çdo tentativë që ajo të paraqitet në ndonjë dritë tjetër nuk është asgjë tjetër përveç se akt i fshirjes së dhunshme të historisë”, ka thënë Guriq.

Ai edhe e ka mbajtur një ligjëratë të vogël historike duke treguar se “Artana në mesjetë ishte një qytet multietnik, ku kanë jetuar serbët, sasët, grekët, dubrovnikasit dhe të tjerët”.

“Ata të cilët sot duan që ta bëjnë Kosovën monoetnike nuk e kanë zgjedhur rastësisht Artanën në mënyrë që me provokime të paskrupullta dhe falsifikim të historisë të fshehin se Kosova, në kohën kur ka qenë zemra e Serbisë, ishte një prej rajoneve më të pasura dhe një nga më të kulturuarit në Evropë”, ka përfunduar “ligjëratën” e tij Marko Gjuriq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme