Gjuriq këshillon Listën serbe: Lërini shqiptarët ta formojnë Qeverinë, nëse munden

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq sot ka ftuar Listën serbe që të mos nxitojë dhe t’ua lërë partive shqiptare, që, nëse munden, të merren vash për ta formuar Qeverinë e ardhshme të Kosovës, transmeton Koha.net.

“Këshilla ime për përfaqësuesit politikë do të jetë: Ngadalë. Mos nxitoni, mos u përshpejtoni, lërini shqiptarët t’i bëjnë hesapet ndërmjet vetes dhe të merren vesh e pastaj të shohim që përmes bisedave me Listën serbe të përcaktojmë cili është interesi ynë në atë tregim dhe a do të ekzistojë fare ky tregim”, citon televizioni BK të ketë thënë Gjuriq në Banjskë të Kosovës, ku ka qëndruar sot.

Ai ka sqaruar se në situatën aktuale Lista serbe duhet të veprojë pa nguti, me harmoni e durim në mënyrë që, siç tha,”populli serb në Kosovë të mos gjendet ndërmjet kudhrës e çekanit”.

Lista serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë ka fituar 9 vende.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme