Gjuriq: Marrëveshja me shqiptarët duhet të jetë në interes të të dyja palëve

“Dialogu me shqiptarët është në interes të Serbisë dhe do të doja që Beogradi dhe Prishtina të arrinin një marrëveshje”.

Kështu ka deklaruar i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq për televizionin publik të Serbisë.

“Nëse do të arrinim një marrëveshje përmes së cilës do të ishin mjaftueshëm të kënaqur apo të pakënaqur serbët dhe shqiptarët, kjo do të ishte pozitive”, ka thënë Gjuriq dhe ka porositur që qeveria e Serbisë asnjëherë nuk i ka ikur dialogut, “por se marrëveshja eventuale nuk mund të jetë vetëm në interes të shqiptarëve”, transmeton Koha.net.

Ai ka kujtuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka ftuar kohë më parë bashkatdhetarët për të diskutuar marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, duke theksuar se “dialogu i brendshëm” për këtë çështje është i rëndësishëm për Serbinë.

Gjuriq ka thënë se “thirrja e Vuçiqit nuk ka ardhur pa ndonjë arsye”, duke shtuar se “është me rëndësi që kjo temë të hapet dhe që vet ne të ofrojmë përgjigje” për objektivat, resurset dhe mundësitë.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme