Testi i parë i madh për qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti do të jetë anulimi i masës së reciprocitetit me Serbinë gjatë javës që vjen. Kështu i ka thënë RTS-së drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ndërkaq, lajmin për ndërprerjen e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve për Kosovën e ka cilësuar përpjekje për përzierje nga jashtë në procesin zgjedhor të Serbisë, transmeton Koha.net.
Ai megjithatë ka deklaruar se Serbia pret nga kryeministri i ri i Kosovës, Hoti, të tërheq masën e reciprocitetit.
I pyetur nëse Lista Serbe do të ketë bashkëpunim më të mirë me qeverinë e re, Gjuriq tha se ajo ka rol vendimtar për mbijetesën e qeverisë, përkatësisht se “qeveria varet nga mbështetja e saj”.
komentuar raportimin e Radio Evropës së Lirë në gjuhën serbe, sipas të cilit Serbia me qëllim të vazhdimit të dialogut ka vendosur të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve për Kosovën, ai tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ministrin e Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, kanë demantuar njoftimet e tilla.
“Do të doja të di cili është burimi i këtij lajmi të rremë, dhe nuk mund të përjashtoj se bëhet fjalë për përpjekje ndërhyrjes së drejtpërdrejtë nga jashtë në zgjedhjet tona”, është shprehur Gjuriq, transmeton Koha.net.
Sipas Gjuriqit, Serbia ia ka dalë të tërheqë 18 njohje si dhe 13 pengime të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
© KOHA.