Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka paralajmëruar se do të qëndrojë nesër për vizitë në Leposaviq për të diskutuar për Trepçën.
Gjatë vizitës në këtë pjesë të kombinatit, Gjuriq raportohet se do të bisedojë me udhëheqësinë dhe me përfaqësuesit e Sindikatës, si dhe me punëtorët e “Trepçës”, është bërë me dije nga zyra e tij, transmeton Koha.net.
Që nga miratimi i Ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës, përfaqësues të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e kanë vizituar këtë kombinat disa herë.
Ndërkaq, delegacioni serb në bisedimet me Kosovën në Bruksel, ka kërkuar disa herë që kjo çështje të bisedohet në Bruksel, por që Prishtina zyrtare nuk ka pranuar.