Pres që Gjykata e Apelit të mbështesë argumentet e mbrojtjes dhe ta lirojë Oliver Ivanoviqin, tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, me rastin e trevjetorit të arrestimin të udhëheqësit të Iniciativës qytetare serbe SDP.
“Ivanoviqit i është shkaktuar dëm i pariparueshëm dhe padrejtësi, por gjykimi që pritet do duhej që në kuptim simbolik të jetë një lajmëtar i një epoke të re në Kosovë dhe Metohi, në të cilën qytetarëve, kryesisht serbëve dhe jo-shqiptarëve, t`i garantohen të drejta si të gjithë evropianëve të tjerë “, tha ai, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.
Gjykata e Apelit në Prishtinë gjatë ditës së sotme do të vendos për rastin e Oliver Ivanoviqit,
Politikani serb akuzohet për vrasje të shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe për vrasje të shqiptarëve gjatë shkurtit të vitit 2000 në veri të këtij qyteti, transmeton Klan Kosova.