Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia do të mbetet pronari i vetëm i prefiksit +383 që do të përdorët si hyrje për Kosovën.
“Serbia mbetet pronar i vetëm i numrit të telefonit. Vetëm Serbia është e regjistruar si pronare e numrave të telefonit +381 dhe +383”, ka thënë Gjuriq për RTS, njofton Klan Kosova.
Gjuriq theksoi se kjo marrëveshje ka rritur vlerën e Telekomit të Serbisë, sepse tani është operatori i cili punon në të gjithë territorin e Serbisë – dhe siç e nënkupton Gjuriq territorin e Serbisë, i bie edhe brenda Kosovës.
Emisari serb për Kosovën është lëvduar edhe se tani Telekomi i Serbisë do të ketë qasje edhe në pjesën e Malit të Sharrit madje, dhe vende të tjera nëpër Kosovë.