Gjuriq: Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova

Patriarku serb Irinej u ka bërë sot thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë që të mos lëshojnë vatrat e tyre dhe të mos shesin pronat.

Ai pas liturgjisë në manastirin e Graçanicës me rastin e shënimit të Ditës së Vidovdanit, ka thënë se inkurajon serbët që të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë.

“Ne admirojmë ata që kanë mbetur këtu. Ne admirojmë guximin e tyre. Ne jemi këtu për t’ju inkurajuar që të vazhdoni të jetoni në këto hapësira. Mos e shitni tokën, sepse ajo është një tokë e lagur me gjakun e të parëve”, ka thënë patriarku Irinej.

Ndërsa, drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq përsëriti se Serbia do të vazhdojë të ndihmojë serbët e Kosovës dhe se nuk do të heqë dorë nga Kosova.

“Kosova nuk është vetëm, andaj është e rëndësishme që sot të porositim se nuk do të heqim dorë nga lufta jonë për Kosovën, dhe kjo nuk është luftë vetëm për territor dhe kilometra katrorë, por është edhe luftë për ruajtjen e identitetit tonë”, ka thënë Gjuriq.

Ndryshe, serbët sot kremtojnë betejën e humbur të Kosovës, 628 vjet më parë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme