Gjuriq sheh dritë në fund të tunelit të Dialogut Kosovë-Serbi

              E enjte, 03 Nentor 2016  – Sakte.net  /

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq sot në Bejrut gjatë një forumi ndërkombëtar ka thënë se ka dritë në fund të tunelit të bisedimeve me Kosovë.

“Për sa kohë ka bisedime, ka edhe dritë në fund të tunelit. Beogradi dhe Prishtina, edhe pse nuk pajtohen në shumë gjëra, mund të krijojnë paqe të qëndrueshme”, ka thënë Gjuriq, duke mos hequr dorë nga pretendimet mbi statusin e Kosovës, transmeton Koha.net.

Në këtë tryezë, ku mori pjesë edhe Edita Tahiri, sipas një komunikate nga zyra të cilën e drejton Gjuriq, ai ka theksuar rëndësinë e dialogut mes Prishtinës e Beogradit për të tejkaluar sfidat, që sipas tij, përballen në baza ditore serbët që jetojnë në Kosovë.Koha.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme