Gjuriq shkon deri në Moskë për t’u ankuar për Kosovën

Shefi i së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka qenë për vizitë në Moskë të Rusisë, ku është takuar me diplomatë rusë me të cilët ka biseduar edhe për Kosovën, shkruajnë mediat serbe
Pas vizitës që zhvilloi ditën e mërkurë, Gjuriq tha që ka biseduar me zëvendës ministrin rus të Punëve të Jashtme, Aleksandr Gushko. Në takim është trajtuar edhe Kosova.

Mediat serbe shkruajnë që Gjuriq bisedoi me rusët për të gjetur “zgjidhje paqësore” në dialog. Zyrtari serb tha që në Rusi ka gjetur “mbështetje vëllazërore për politikën e jashtme serbe edhe për Kosovën”.

Ai shtoi që marrëdhënia në mes të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq, vlerësohet lartë në Moskë.

Pas këtij takimi, ministria ruse lëshoi një komunikatë në të cilën thoshte që pjesëmarrësit në takim konfirmuan unitetin e Serbisë dhe Rusisë ndaj “çështjes së Kosovës dhe Metohisë”.

Tutje, gjatë takimit u tha që çështjet problematike të mbetura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, në veçanti në drejtim të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. /gazetametro.net/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme