I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se serbët nuk do t’ua lënë kurrë shqiptarëve katër komunat në veri të Kosovës.
Në një intervistë për TV Prva’n serbe, Gjuriq ka thënë se shqiptarët bënë një plan fantasik por serbët do t’ua dështojnë atë. Ata menduan se nuk do të marrim pjesë fare në zgjedhje dhe atje t’i vendosin disa shqiptarë ose kukulla të tyre por ne nuk do ta lejojmë kurrë këtë”, ka thënë Gjuriq.
Ai është shprehur i lumtur që Vuçiqi ua dha mbështetjen serbëve në Kosovë për pjesëmarrje në zgjedhje duke thënë se ‘serbët do të bëjnë investime në spitale të reja dhe rrugë”, gjë që sipas Gjuriqit ‘nuk janë bërë deri tash”.
Duke komentuar kritikat e opozitës serbe për vendimin për ta lejuar Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje, Gjuriq ka thënë se ‘ata njëherë duhet të presin se çka dëshirojnë serbët para se t’i kritikojnë vazhdimisht”.