Marko Gjuriq ka folur fjalë të ashpra për Vuk Jeremiqin, duke thënë se njerëzit si ai, Gjilasi dhe Tadiqi e kanë sjellur Serbinë, buzë kolapsit.
Gjuriq u ka thënë mediave serbe se Jeremiq është i gatshëm ‘të thotë shumë gënjeshtra brenda një minuti’.
“Rrenat e Jeremiqit janë një përpjekje për të paraqitur Serbinë një vend që është buzë gjendjes emergjente”, ka thënë ai.
“Kritikat që vijnë nga Jeremiqi, mund të kuptohen sepse ato vijnë nga një njeri që është dëshmuar se është i korruptuar politikisht dhe është i papërgjegjshëm kur është në pyetje interesi kombëtar”., ka thënë Gjuriq.
Ai e ka akuzuar Jeremiqin se ‘paratë që merr nga Katari dhe tajkunët tjerë botërorë, ia kanë krijuar trimërinë prej një arroganti”, duke shtuar edhe se në ‘botën e tij të verërave të shtrenjta, cigareve dhe lukseve tjera duhet ta dijë se e udhës është edhe t’u jepet mbështetje qytetarëve”, ka thënë Gjuriq.