Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, po vjen sërish në Kosovë. Por, kësaj radhe ai do të vijë pasi ka marrë leje nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës dhe nesër do të jetë ne vendin tonë për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, ku do të qëndrojë dy ditë.
Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Behxhet Pacolli.
“Kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse. Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron. Rregullat do ti respektoj ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, ka thënë Zyberaj.
Në vizitën e tij të fundit në Kosovë, Gjuriq u arrestua dhe u dëbua për në Serbi nga forcat e rendit të shtetit tonë, meqë kishte hyrë në Kosovë pa lejen e autoriteteve përkatëse.