Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se sot rreth orës 2:30 është arritur marrëveshja për murin e ndërtuar në veri, raporton agjensia e lajmeve serbe Tanjug.
Gjuriq tha se kjo marrëveshje është bërë falë punës diplomatike të Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq.
Tutje ai tha se Beogradi ka treguar angazhim për dialogun, duke treguar sipas tij seriozitet në zbatimin e marrëveshjeve, ndërsa tha se Prishtina nuk ka bërë asnjë hap për krijimin e Asociacionit.