Gjykata 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e gruas në Skenderaj

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka miratuar kërkesën e prokurores Zejnie Kela për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Xh.T., i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së bashkëshortes së tij në Radishevë dhe plagosjes së baxhanakut dhe motrës së gruas në Runik të Skenderajt.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja e rastit Zejnie Kela.

“Po, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Xh.T.”, tha Kela.

Rasti për të cilin dyshohet Xh.T. ka ndodhur të premten pasdite.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme