Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që ti shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve të dyshuarit, Xhevat Nuhës me rastin e plagosjes me armë zjarri që ndodhi para dy dite në Komoran.
I plagosuri në fjalë ishte vëllau i deputetit të Kuvendit, Rexhep Selimi, Islami.
Prokuroria këtë kërkesë e ka bërë me ndërlidhjen e veprës penale vrasje në tentativë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se seanca dëgjimore e Gjykatës Themelore do të mbahet sot ku do t’i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit sipas kërkesës së Prokurorisë.
Kësisoj, Indeksonline mëson se i dyshuari Nuha është prej fshatit “Kishnareke” të Komoranit.