Sakte.net / e Hënë 19 Shtator / 09:16
Gjykata e Apelit e Kosovës ende nuk e ka caktuar datën e seancës për shqyrtimin e lëndës penale në rastin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë ish-bashkëpunëtorëve të tij.
Kësisoj tashmë kanë kaluar dy vjet e gjysmë, që prej se kjo lëndë është përmbyllur në shkallën e parë të gjyqësorit dhe nuk është finalizuar në shkallët më të larta me një vendim të plotfuqishëm.
Zyrtarë të Gjykatës së Apelit, instancë kjo e cila duhet ta shqyrtojë këtë lëndë, kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” se kolegji penal ende nuk e ka caktuar datën e seancës.
“Akoma nuk është caktuar seanca e kolegjit në rastin ‘Muja dhe të tjerët’”, ka thënë Arbër Jashari, zyrtar për Informim në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Në muajin shtator të 2016-s janë mbushur pesë vjet që prej se kryetari Muja përballet me organet e drejtësisë.