Gjykata e kishte dënuar me 12 vite burg për vjedhje me dhunë! Arrestohet një 32-vjeçar nga Tetova (EMRI)

Një 32-vjeçar nga Tetova është arrestuar në Durrës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.


Ermir Sadiki kërkohet nga drejtësia në Maqedoninë e Veriut, pasi është dënuar nga Gjykata e Tetovës me 12 vite burg, për vjedhje me dhunë.

Në shkurtin e 2023-shit, Sadiki ka hyrë në një banesë gjatë natës në fshatin Prshovcë të Tetovës duke sulmuar fizikisht të zotin e shtëpisë dhe duke i marrë një shumë parash.

Sakaq, vijojnë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi në kuadër të rrjetit ENFAST, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 48”.   

Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në informacionin e shkëmbyer ndërmjet FAST Albania dhe FAST Maqedonia e Veriut.   

Në qytetin e Durrësit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Ermir Sadiki, 37 vjeç, banues në Tetovë, Maqedonia e Veriut.   

Ky shtetas  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Tetovës e ka dënuar në mungesë, me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Maqedonisë se Veriut.

Në muajin shkurt 2023, shtetasi Ermir Sadiki ka hyrë gjatë natës, në një banesë në fshatin Prshovcë, Tetovë, ka sulmuar fizikisht pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, dhe i ka marrë një shumë parash.    

 Vijojnë procedurat me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Maqedoninë e Veriut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme