Gjykata e Lartë ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, pasi mandati tre vjeçar i Sokol Sadushit përfundon më 17 tetor.
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që plotësojnë kriteret ligjore dhe dëshirojnë të kandidojnë për këtë funksion kanë afat deri më 11 shtator 2026 për të paraqitur shprehjen e interesit, së bashku me dokumentacionin e kërkuar.
Zgjedhja e kryetarit të ri pritet të përfundojë përpara përfundimit të mandatit aktual të Sadushit. Synimi është që drejtuesi i ri i Gjykatës së Lartë të nisë detyrën më 18 tetor 2026, duke garantuar vijimësinë e drejtimit të institucionit.
Sadushi do të vijojë të ushtrojë detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë deri në vitin 2029 pasi është emëruar si gjyqtar në 2020 dhe mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë zgjat 9 vjet.
The post Gjykata e Lartë hap garën për zgjedhjen e kreut të ri, ja afati për kandidaturat appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



