Gjykata e Pejës refuzon kërkesën britanike për ekstradimin e priftit pedofil

Një ish-prift i kërkuar nën akuzat për abuzim seksual me të mitur nga vitet e 1970-a dhe 1980-a nuk do duhej ekstraduar në Britani për shkak se krimet janë kryer shumë kohë më parë, ka vendosur një gjykatë në Kosovë të hënën.

Lawrence Soper ishte ndaluar në Pejë, ku kishte jetuar për 4-5 vjetët e fundit me emrin Andrew Charles Kingston, në muajin maj në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar. Ai akuzohet për abuzim seksual derisa ka qenë mësues në Britani.

Mediat britanike kanë thënë se ish-prifti nga Ealing, në Londrën perëndimore, tani në të 70-at, i ishte shmangur gjykimit më 2011 dhe menjëherë u lëshua një udhërarrest evropian.

“Shtetasi britanik, Andrew Charles Kingston, nuk do duhej ekstraduar për shkak se shkeljet për të cilat akuzohet ka tejkaluar statutin e kufizimeve”, ka thënë një zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë, raporton Reuters.

Soper do të mbetet nën arrest dhe prokurori ka tre ditë që ta apelojë vendimin, ka thënë më tej ajo, transmeton Koha.net.

Kjo është hera e dytë që autoritetet në Kosovë kanë refuzuar kërkesën për ekstradim. Në muajin qershor, një gjykatë në Prishtinë refuzoi kërkesën, duke kërkuar më shumë dokumente nga autoritetet britanike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme