Gjykata e Pernikut: Agjencia e Rrugëve të Bullgarisë pjesërisht fajtore për aksidentin në autostradën Struma, ku vdiqën 45 persona

Sipas Gjykatës së Qarkut në Pernik, Agjencia e Infrastrukturës Rrugore e Bullgarisë (API) është pjesërisht fajtore për aksidentin tragjik të autobusit të “Besa Trans” në autostradën Struma në vitin 2021, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut. 

Sipas kësaj gjykate, API është përgjegjëse për 10% të dëmit dhe duhet të urdhërohet t’i paguajë secilit prej paditësve 20,000 leva bullgare si kompensim për dëmin jomaterial. Gjithashtu, pranohen rrethanat se për seksionin e përmendur nuk është sjellë akt 16 për autostradën dhe për rrjedhojë ka statusin e një rruge ekspres, pasi seksioni është hapur për qarkullim në vitin 2007 në fazën e aktit 15, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ky aksident ndodhi më 23 nëntor të vitit të kaluar në orët e para të mëngjesit, kur autobusi “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek. Në mesin e 45 të vdekurve ishin 12 fëmijë, ndërsa 7 mbijetuan.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme