Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë për 50 protestuesit, të cilët u arrestuan më 11 maj në protestën kombëtare të organizuar nga opozita e bashkuar.
Gjykata vendosi masën e “Arrest për burg” për 20 protestues, për 11 të tjerë dha masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, ndërsa për 19 të tjerë vendosi masën “Detyrim me paraqitje.
Vendimi i Gjykatës së Tiranës nuk u prit aspak mirë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, të cilët e konsideruan si një vendim të padrejtë dhe politik, e paralajmëruan se protesta e radhës do të jetë akoma më e madhe.
Ndërsa organi i akuzës kishte kërkuar masën “Arrest me burg” për 41 protestuesit dhe për 9 të tjerët kishte kërkuar masën “Detyrim paraqitje”.
Kujtojmë se në protestën e 11 maj u përdorën nga protestuesit bomba molotov, fishekzjarrë, kapsolla dhe flakadanë, dhe menjëherë më pas erdhi edhe kundërpërgjigja e policisë, e cila hodhi gaz lotsjellës.
Ata akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
Gjithashtu protestuesit tentuan t’i vinin zjarr godinës së Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit dhe Parlamentit.
Nga protesta e 11 majit, u dërguan në Spitalin e Traumës plot 19 të lënduar, nga të cilët 14 ishin efektivë të policisë, 4 protestues dhe 1 operator.
Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg” për shtetasit:
Sami Çela; Amdi Begaj; Drilon Çela; Ardit Boçi; Krenar Potka; Sajmir Pira; Edlir Saraçi; Elgert Gjoni; Gurali Metko; Aleksandër Palaj; Marko Bibaj; Zef Ndoci; Gerjon Rama; Klajdi Halili; Orgest Memaj; Fatjon Gjokrosa; Armand Gjoci; Vition Gjoci; Leonard Hastoci dhe Emiljan Gega.
Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për shtetasit:
Armend Picakun; Aleksandër Çela; Arjan Rexhepi; Gjovalin Vokrri; Ervin Bami; Madrid Ulqinaku; Isuf Peqini; Ergis Luku; Erjon Gjoka; Dylber Gjoka; Emiljan Gjoci.
Gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit:
Ilir Rexhepi; Ronaldi Leka; Alberto Bregu; Elvis Pira; Ibrahim Potka; Enea Hoxha; Angjelin Lleshaj; Gjergji Biba; Mateo Shahini; Ledio Drazhi; Erdi Kollari; Igli Bardhi; Fatjon Fufi; Bob Maluka; Hermest Shukulli; Florjan Uku; Kristian Arapi; Arsel Memaj; Anxhelo Jonuzi