Gjykata fton magjistarin të dëshmojë si i zhduku njerëzit: zbulohet sekreti i David Copperfield

Të gjithë sytë kah David Copperfieldi. Magjistarit amerikan të quajtur David Copperfield do t’i duhet të ulet para gjykatës për të dhënë dëshminë e tij për një trik që e kishte lënë një njeri me traumë dikund rreth pesë vjet më parë.

Procesi gjyqësor ndaj tij e ka lënë Copperfieldin në një pozitë të palakmueshme pasi iluzioni i njohur si “Lucky $13” u zbulua në gjyatën në Las Vegas nga avokatët e tij të premten, raporton Periskopi.

Turisti britanik Gavin Cox, tha që ishte një spektaklin e Copperfieldit për ditëlindjen e tij më 2013 kur u mor rastësisht nga audienca në një akt që e zhduku atë – pjesë e finales së madhe.

Benedict Morelli, avokat i Coxit, tha në një deklaratë të hapur të premten se klienti i tij nuk e kishte kuptuar se në çka ishte futur.

Morelli shtoi se Coxi kurrë nuk ishte paralajmëruar se mund të lëndohej gjatë performimit të iluzionit dhe se nuk do të kishte marrë pjesë nëse do ta kishte ditur.

Në atë truk, 13 pjesëmarrës ishin ulur në një kafaz në skenë. Më pas, ishte tërhequr një perde për t’i mbuluar krejtësisht ata. Pas disa momentesh, perdja ishte larguar dhe pjesëmarrësit nuk ishin më në skenë – për t’u rishfaqur më pas nga prapa audiencës.

Avokatët e magjistarit kanë thënë se rreth 55 mijë njerëz ishin përzgjedhur për të marrë pjesë në atë truk, dhe asnjëri asnjëherë nuk ishte ankuar.

Por, Morelli, avokati i z.Cox, ka thënë se audienca nuk e ka parë “kaosin” që ndodhte prapa skenës. Pjesëmarrësit ishin ngutur t’i lironin ulëset derisa ishte perdja e ngritur, dhe ishin larguar përmes një korridori sekret kalimi në pjesën prapa skenës. Në atë moment, Cox-i tha se ishte rrëzuar. /Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme