Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë duke e lënë në qeli. Kushtetuesja e ka konsideruar mënyrën e arrestimit të tij si çnjerëzore.
Me shumicë vota, gjykata vendosi që të mos e marrë në shqyrtim kërkesën për shfuqizimin e masës së sigurisë me argumentin se çështja është nën hetim.
Gjykata thekson se masa e sigurimit personal ndaj ish presidentit është vendosur për një qëllim të ligjshëm, ndaj vendosi rrëzimin e kërkesës.






