Gjykata Kushtetuese blenë 10 iPhone 8 për gjyqtarët

Gjykata Kushtetuese e Kosovë ka nënshkruar kontratë për blerje të  telefonave për gjyqtarët e saj.

Kushtetuesja do të shpenzojë 6 mijë 490 euro për blerjen e 10 telefonave mobil, që i bie 650 euro për secilin.

Kështu të paktën parashihet në kontratën e nënshkruar nga Gjykata të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik, shkruan lajmi.net.

Për blerjen e këtyre telefonave, zyra e Prokurimit në Gjykatën Kushtetuese ka shpall fitues kompaninë “Ero Gruop” në tenderin e quajtur “furnizim me aparate telefoni (smartphone)”.

Sipas të dhënave të nxjerra nga interneti, telefonat që ka porositur Gjykata Kushtetuese, janë të tipit iPhone 8, me Dimension w x 67.3 x 7.3 mm (5.45 x 2.65 x 0.29 in).

Siç thuhet në kontratë, pajisjet duhet të jenë me 1 vit garancion me fletegarancion, po ashtu aparatet (smartphone) duhet të jenë identikë me specifikat teknike si në dosje të tenderit, aparatet duhet të jenë të reja, të papërdorura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme