Gjykata Kushtetuese ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë sot se Komisioni i Venecias ka rekomanduar përsëritjen e garës së balotazhit për Prishtinës ndërmjet Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit.
Veton Dula, zëdhënës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës tha se kjo gjykatë nuk ka kërkuar interpretim nga Komisioni i Venecias për këtë rast.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë ndonjë rekomandim nga Komisioni i Venecias dhe as nuk ka dërguar ndonjë kërkesë për interpretim në këtë rast”, tha zëdhënësi Dula.
Në zgjedhjet e vitit të kaluar për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti që atëherë kandidonte në emër të Vetëvendosjes fitoi ndaj Arban Abrashit të LDK-së me rreth 300 vota diferencë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka provuar mbrëmë edhe përmes Gazetës Express, që ta shpërndajë një informatë, sipas të cilës Komisioni i Venecias ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese një këshillë që zgjedhjet në Prishtinë duhet të përsëriten. Gazeta Express nuk ka pranuar të botojë shkrime të shkruara.