Gjykata Kushtetuese e hedh poshtë ankesën e deputetëve serbë për Investimet Strategjike

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka hedhur poshtë ankesën e një grupi të deputetëve serbë kundër Ligjit për Investimet Strategjike, duke thënë se ai nuk është në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të Kosovës.

“Ligji numër 05/L-079, për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës, siç; është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i dergohet Presidentit të Republikës së Kosovës për shpallje”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që është publikuar në faqen e internetit të kësaj të fundit.

Në muajin tetor në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Investimet Strategjike.

Deputetët e Listës Serbe me 18 tetor të vitit të kaluar i janë drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Investimet Strategjike nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Lista Serbe, i është drejtuar Kushtetueses pas deklaratës së miratuar nga kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, të cilët kanë kundërshtuar miratimin e këtij Ligji, duke konstatuar se nxjerrja e ligjeve në këtë formë nga institucionet qendrore të Kosovës, bie ndesh me parimet e decentralizimit dhe paraqet një jo sinqeritet të qeverisë qendrore karshi institucioneve lokale./Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme