Gjykata Kushtetuese nuk arriti të zgjedh kryetarin e ri

Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme katër herë tentoi, por nuk arriti të zgjedh kryetarin e ri, i cili duhet të ulet në vendin e Dobrilla Kacarskës, të cilës, mandati i skadon më 2 qershor. Dy kandidatet pretendente, Tatjana Vasiq-Bozaxhieva dhe Ana Pavllovska Daneva, nuk kanë arritur që të sigurojnë shumicë prej dy të tretave. Procedura për zgjedhjen e kryetarit do të përsëritet derisa nuk zgjidhet kryetari, ndërkaq gjykatësit votojnë në mënyrë të fshehtë. Për nesër, është caktuar seanca e radhës, e cila do të mbahet në ora 10. Kryetarja e deritanishme, Kacarska, në fjalimin përfundimtar të saj tha se ka qenë cak i kërcënimeve derisa e ka ushtruar këtë funksion. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme