Gjykata Kushtetuese pret gjykatës, partitë akuzohen për partishmëri

Gazetar: Igor Stefanovski

Kushtetuesja pret gjykatës, ndërsa deputetët grinden me njëri-tjetrin për kandidatët.

VMRO-DPMNE kërkoi nga kandidatët që të paraqiten para Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, e më pas deputetët t’u bëjnë pyetje.

Por, ky propozim i Antonio Milloshoskit nuk u mbështet nga të gjithë anëtarët e Komisionit. Sipas mazhorancës, rregullorja e punës nuk e lejon një gjë të tillë.

LSDM-ja akuzon VMRO-në se ka propozuar njerëz të saj të ngushtë partiak. Disa kandidatë u kontestuan, duke përfshirë Savo Klimovskin, i cili ishte kryetar i Kuvendit nga viti 1998 deri në vitin 2000 gjatë kohës së VMRO-së, së Ljubço Georgievskit. Ai ka mbajtur edhe fjalime në protestat e nismës “Për Maqedoni të përbashkët” para ndërhyrjes parlamentare të 27 prillit.

“Djali i tij Aleksandar Klimovski, gjithashtu mbrojtës i regjimit, sot është bashkëpunëtor strategjik i Hristijan Mickoskit. Më tej, VMRO-DPMNE propozon Rodna Zhivkovskën, nënën e Ivan Zhivkoskit, ish-lider i zgjedhur i studentëve nga partia, sot kryetar i Këshillit të Komunës së Kisella Voda”, tha Fanica Nikoloska, deputete e LSDM-së.

“Dilni në shtyp dhe i pështyni kandidatët e VMRO-DPMNE-së të gjithë radhazi. Epo, çfarë bëjmë ne për tre kandidatët tuaj? Le të vijnë këtu dhe të përgjigjen, a kanë marrë përqindje nga NIKOB-i apo jo? A donin ta privatizonin transplantimin, apo jo? Prandaj”, u shpreh Dafina Stojanovska, deputete VMRO – DPMNE.

Gjykata Kushtetuese duhet të ketë 9 gjykatës, por me muaj ka vetëm 5. Për shkak të kësaj, vendimet shpesh nuk mund të merren.

Kuvendi do të zgjedhë tre gjykatës. Më pas do të duhet të hapet një procedurë për edhe një gjykatës./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme