Gjykata Kushtetuese vendosi të hapë procedurë për kushtetutshmërinë e disa dispozitave të Metodologjisë së regjistrimit të popullsisë

Me shumicë votash Gjykata Kushtetuese vendosi të hapë procedurë për kushtetutshmërinë e disa dispozitave të Metodologjisë së regjistrimit të popullsisë, përmes të cilave kontestohet ndarja e popullsisë rezidente dhe jo rezidente. Siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese, drejtori i Entit të Statistikave ka tejkaluar kompetencat e tij dhe pa bazë ligjore ka rregulluar materiale ligjore. Kjo nismë ishte dorëzuar nga deputeti Skender Rexhepi në tetor të vitit të kaluar. Siç pati njoftuar Rexhepi, me këtë metodologji janë shkelur nenet 8, 9, 51 të Kushtetutës dhe nenet 6, 7 dhe 17 të ligjit për regjistrim ndërsa pasojat vërehen tani kur në institucione përjashtohen banorët jo rezident. Neni 9 i Kushtetutës thotë se të gjithë qytetarët duhet t’i shfrytëzojnë të gjitha të drejtat në mënyrë të barabartë dhe pa ndarje. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme