Ata sipas gjyqtarit Beqir Kalludra, nuk ishin gjetur as në shtëpitë e tyre.
Kalludra ka shtyrë seancën për afat të pacaktuar. Në seancë ka marrë pjesë vetëm deputeti Faton Topalli, kurse në seancë sot nuk u paraqitën as të dëmtuarat e këtij rasti, deputetet e PDK-së, Flora Borvina e Blerta Deliu-Kodra, raporton Ekonomia Online.
Tre deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është dashur të paraqitën para Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës. Katër deputetët e VV-së akuzohen për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.
Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë në mungesë të Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit.K
Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të tyre në gjykatë.
Në seancën e kaluar kishte munguar edhe deputetja-dëshmitare Flora Brovina, për të cilën gjithashtu ishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.
Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes. Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015. Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.