Gjykata liron nga akuza zëvendëskomandantin e Policisë në Dragash

Gjykata Themelore e Prizrenit, të premten, ka shpallur aktgjykimin lirues ndaj zëvendëskomandantit të Stacionit Policor në Dragash, Eljam Seferi. Shkalla e parë e gjyqësorit ka liruar zyrtarin e lartë policor nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas zëdhënëses së kësaj gjykate, trupi gjykues ka vlerësuar se në procesin gjyqësor nuk është vërtetuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej nga Prokuroria.

“I akuzuari me inicialet E.S. është liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, pasi që gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është provuar se i njëjti e ka kryer këtë vepër penale”, ka thënë Afërdita Kicaj, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prizren.

Prokuroria Themelore e Prizrenit pati akuzuar eprorin e Stacionit Policor në Dragash, Eljam Seferi, për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme