Gjykata rihap procesin ndaj Veliajt pas ndarjes së dosjes, pezullohen afatet e paraburgimit!

Gjykata e Posaçme rihapi nga e para procesin ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas ndarjes së dosjes, për shkak se për disa të pandehur u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar.


Në nisje të seancës, trupa gjykuese rrëzoi kërkesën për transmetimin live të procesit gjyqësor.  Për shkak se në seancë mungonin pjesa më e madhe e të pandehurve, mes tyre edhe vetë Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe disa prej avokatëve, gjykata ishte në pamundësi për të vijuar gjykimin. Megjithatë, me kërkesë të SPAK, u vendos pezullimi i afateve të paraburgimit për kryebashkiakun.

Avokati Plarent Ndreca e kundërshtoi vendimin, duke argumentuar se, përderisa Veliaj nuk ishte shkak për shtyrjen e seancës, afatet nuk mund të pezulloheshin.

Për mediat, ai deklaroi se do të paraqesë ankim në Apelin e Posaçëm. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është i pandehur për 13 vepra penale, mes tyre korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre. Ai akuzohet për një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme