Gjykata shqipton vendimin për xhaxhain që rrahu mbesën në Rahovec

Hyri e para në sallë, meqë seanca do të mbahej për të. Sh.Bytyqi nga fshati Denjë i Rahovecit u përball edhe një herë me xhaxhain e saj, i cili ushtroi dhunë fizike ndaj saj, para katër dite, në afërsi të shkollës “12 maji” në fshatin Ratkoc.

E mitura këtu ishte nën shoqërimin e prindërve, mbrojtësit të viktimave për regjionin e Gjakovës dhe punëtorit të qendrës për punë sociale, njofton Klan Kosova.

E pyetur në prezencë të prindërve vetë e mitura Sh.Bytyqi nuk ka dashur të flas për televizionin.  Njëjtë edhe prindërit e saj.

Derisa po pleqnohej çështja nga gjykatësi, ai që deshi të fliste ishte xhaxhai i saj, Hidajet Bytyqi.

Gjykata ka lejuar urdhër për mbrojtje ndaj vajzës. Bytyqi për një vit nuk ka të drejtë të ushtrojë asnjë lloj dhune, fyerje, nënçmime dhe kërcënime fizike. As t’ia cenojë lëvizjen e lirë.

Sipas gjykatësit, Agim Metbala, ky është gjykimi më i lartë i shqiptuar karshi ligjit për këto raste. Ai thotë se vajza nuk e dha deklaratën e njëjtë para tij me atë në Polici.

Gjykata shqipton vendimin për xhaxhain që rrahu mbesën në Rahovec (Video)