Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë kanë shtyrë paraburgimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili është i akuzuar për krime të rënda lufte. Kjo ka ardhur duke marrë parasysh se Thaçi mund të arratiset ose të manipulojë dëshmitarët.
Gjykatësi i çështjes, Nicolas Guillou hodhi poshtë kërkesën e palës mbrojtëse të Hashim Thaçit me faktin se ai ka qënë një nga udhëheqësit në kohën e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-99.
“Vendimi është marrë pasi z.Thaci mund të të arratiset ose të pengojë mbarëvajtjen e mëtejshme të çështjes duke kryer krime të mëtejshme ndaj atyre që konsiderohen si kundërshtarë të UÇK-së ose të manipulojë dëshmitarët që janë të përfshirë në këtë proçes gjyqësor’’, u shpreh ai.
Vendimi për vazhdimin e paraburgimit për Thaçin është marrë në datën 14 dhjetor, por është bërë publike vetëm këtë javë.
Ish-presidenti Thaçi dhe tre të pandehur të tjerë akuzohen për një sërë krimesh lufte duke përfshirë ndalime të paligjshme, tortura, vrasje, zhdukje me forcë dhe persekutim nga marsi i 1998 e deri në shtator të 1999.



