Gjykata Speciale interviston gazetarin e luftës

Gazetari, Nuhi Bytyqi ka njoftuar se është intervistuar nga Gjykata Speciale, lidhur me veprimtarin e tij si gazetar gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një njoftimi ai ka thënë se “e gjithë dëshmia ime, të gjitha përgjigjet e mia në interesimin e prokurorisë, ishin në shërbim të së vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së, të argumentimit të sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe mbështetjes së popullatës civile dhënë UÇK-së”.

“Puna ime si gazetar dhe si udhëheqës i ekipit televiziv të Televizionit Shqiptar në zonat e luftës, e prezentuar në TVSH dhe në mediat botërore përmes shumë emisioneve televizive, është dëshmia më e mirë e angazhimit tonë të pastër, e orientimit të drejtë dhe fisnik të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në një njoftim nga Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se bazuar në angazhimin e tij profesionale dhe kombëtar në shërbim të lirisë së atdheut tim, e kisha të lehtë që edhe para Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, të dëshmoj të vërtetën në mbrojtje të veprimtarisë sonë çlirimtare.

“Ashtu siç e kam thënë edhe në deklarimet e mia të mëhershme, unë jam krenar që kam qenë pjesë aktive e luftës çlirimtare të viteve 1998-1999 dhe jam i gatshëm që në çdo kohë të dëshmoj të vërtetën e sakrificës gjithëpopullore për liri dhe pavarësi”, ka thënë Bytyqi.

“Lufta çlirimtare e viteve 1998 dhe 1999 simbolizon sakrificën sublime dhe mbijetesën e popullit të Kosovës, dhe është lufta vendimtare që bëri të mundur çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës”, ka përfunduar Bytyqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme