Gjykata Speciale mund të ketë ngritur aktakuzat

Janë bërë pothuajse katër vite që kur kanë filluar hetimet e para nga Gjykata Speciale. Ndërkaq, vetëm para disa javëve u akredituan avokatët, të cilët do të merren më këtë çështje.

Indeksonline ka kontaktuar me avokatin Tomë Gashi, për të parë nëse paqëndrueshmëria politike në vend po ndikon në mosngritjen e aktakuzave. Ai tha se këtë çështje e di vetëm kryeprokurori i kësaj gjykate.

Por, Gashi nuk e hodhi poshtë mundësinë që ato të jenë ngritur, por që ende të mos jenë bërë publike.

“Çështjen e ngritjes së aktakuzave mund ta di vetëm kryeprokurori, faktikisht prokurori që po e zëvendëson atë, është detyrë e tij se kur do të ngritën aktakuzat e para. Gjykata nuk mund të punojë pa pasur aktakuza të ngritura. Varianti i vetëm eventual për mos me kalu në spekulime, qëndron se ndoshta kemi aktakuza të ngritura, por mund të jenë të fshehta dhe ende nuk janë bërë publike”, tha Gashi.

Ai tregoi se ka katër vite që kanë filluar hetimet për çështjet e cekura në raportin e Dick Martit. “Askush nuk mund të jep data të sakta, sepse kjo çështje është tejzgjatur.

Ka pasur vite të tëra për hetimin e ngjarjeve për të cilat është kriju Gjykata Speciale. Raporti i parë ka qenë në vitin 2014, që i bije janë plot katër vite prej hetimeve për çështjet që janë përmendur në raportin e Dick Martit. Por data nuk mund të jep askush sepse këtë çështje e di vetë zyra e kryeprokurorit të kësaj gjykate”, përfundoi Gashi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme