Gjykata Speciale pret harmonizimet kushtetuese para se të nisë punën

Dhomat e Specializuara, që ndryshe njihen edhe me emrin Gjykata Speciale për krime lufte, po i bëjnë përgatitjet e fundit për nisjen e punës. Aktualisht ka mbetur që të bëhet harmonizimi i akteve rregullative të funksionimit të këtyre dhomave me Kushtetutën e Kosovës.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatësja, Ekaterina Trendafilova, në konferencën e parë për media të mbajtur në Hagë, shpaloi vizionin për punën që pritet të nis.

Gjykatësja Trendafilova theksoi se që prej emërimit, synimi i saj kryesor ka qenë ngritja e një strukture ligjore për Dhomat e Specializuara.

“Me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave në më pak se dy muaj pas emërimit të tyre, gjykatësit kanë treguar profesionalizëm dhe dijeni të shkëlqyera dhe përkushtim të pandalshëm për të mundësuar procedura efikase dhe të drejta para Dhomave të Specializuara,” deklaroi Trendafilova.

Kurse në lidhje me hapat vijues, Trendafilova bëri të ditur se tashmë ajo është në procesin e thirrjes së seancës së dytë plenare të gjykatësve.

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave, ka nënvizuar ajo, do të hyjë në fuqi shtatë ditë pasi të jetë vendosur se është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Trendafilova ka siguruar se gjatë punës së Gjykatës Speciale, një kujdes i veçantë dol t’i kushtohet programit të mbrojtjes së dëshmitarëve. Sipas saj, ata do të jenë plotësisht anonim, të mbrojtur dhe të përkrahur nga Gjykata.

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-UCK-së që, siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty.

/Rel/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme