Gjykata Themelore miratoi aktakuzën ndaj Muhamed Zeqirit, kërkohet vazhdimi i arrestit shtëpiak

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 22 tetor dorëzoi aktakuzë kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, ndërsa sot Gjykata Themelore e Shkupit e ka miratuar aktakuzën ndaj tij.

Zekiri do të ulet në bankën e të akuzuarve, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Sipas aktakuzës, ai e ka dëmtuar buxhetin e RMV-së me rreth 1.4 milionë euro.

“Pas procedurës hetimore dhe kontrollit nga i pandehuri dhe mbrojtja e tij, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Sipas përshkrimit në aktakuzë, i akuzuari akuzohet se ka kryer vepër penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar. I akuzuari, si zyrtar – Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, me dashje ka kryer dy veprime të lidhura me kohën që paraqesin realizim të shumëfishtë të të njëjtit krim”, thuhet në njoftimin e Lëshuar nga Gjykata Themelore.

Ndërkohë që është kërkuar që t’i vazhdohet edhe masa e arrestit shtëpiak.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme