Gjykata Themelore në Gjilan të mërkurën ka liruar nga akuza 10 persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer vepra terroriste dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.
Ata akuzoheshin se kishin sulmuar pikën e kontrollit të policisë serbe në Dobrosin, Komuna e Bujanocit, me armë zjarri në vitin 2012 me qëllim që të detyronin shtetin e Serbisë që të ndërpriste veprimtarinë politike në rajonin e Bujanocit dhe me qëllim që në atë pjesë të vendosej prania e forcave ndërkombëtare.
Gjyqtari Zyhdi Haziri ka liruar nga akuza Valon Jasharin, i cili ishte dënuar me burgim unik për dy veprat penale “terrorizëm” dhe “pjesëmarrje në grup terrorist” në kohëzgjatje prej 9 viteve, raporton korrespodenti i Grupit KOHA nga Gjilani.
Gjithashtu nga këto akuza është liruar edhe Skënder Jashari i cili ishte dënuar me burgim unik prej 8 viteve, Gazmenda Lakna me dënuar me 5 vite e 6 muaj, Gazmend Xhymshit me 6 vite e 6 muaj, Qëndrim Rexhaj me 5 vite e 6 muaj burgim, Muhamed Aliu i cili ishte dënuar me 5 vite e 6 muaj burgim, Skender Selmani me 5 vite e 6 muaj, Enver Musolli me 6 vite e 6 vite, Abdullah Zogaj me 5 vite 6 muaj burgim si dhe Jeton Selmanin i cili ishte dënuar me 2 vite e 2 muaj burgim.
Ndryshe, lirimet nga këto aktakuza kanë ndodhur pasi lënda është pranuar për rigjykim.
© KOHA.