Gjykata urdhëroi konfiskimin e pasaportës së ish-kryeministrit Gruevski

Një gjykatë në Maqedoni ka urdhëruar konfiskimin e pasaportës së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, dhe katër zyrtarëve të tjerë të partisë së tij konservatore, WMRO-DPMNE, përfshirë dy ish-ministra të qeverisë së tij, lidhur me skandalin madhor të përgjimit.

Ky urdhër është shpallur dje, pasi Gruevski dhe ish-ministri i brendshëm dhe ai i transportit, përkatësisht Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, ishin akuzuar të dyshuar se i kanë shkelur rregullat financiare të fushatës zgjedhore dhe për keqbërje të tjera, gjatë hetimit të Prokurorisë speciale për përgjimet ilegale.

Në këtë skandal, janë përgjuar ilegalisht bisedat telefonike të afro 20 mijë njerëze.

Gruevski i ka hedhur akuzat dhe i ka fajësuar spiunët e jashtëm.

Skandali ka shkaktuar krizë politike dhe zgjedhje në dhjetor të vitit të kaluar, me ç’rast ka përfunduar sundimi 10 vjeçar i partisë WMRO-DPMNE të Gruevskit.

Më se 100 vetë janë akuzuar deri tash në kuadër të hetimeve për përgjim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme