Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masën e sigurisë arrest me burg për Tajar Kazanxhiun, i cili tre dite më parë vrau gruan e tij në fshatin Plug të Lushnjës, pasi e goditi me mjete të forta në kokë.
55 vjeçari tha para gjykatës se i kërkonte falje fëmijëve për krimin që kishte kryer.
Natasha Kazanxhiu, 51 vjeçe humbi jetën në spital disa orë më pas, ndërsa bashkëshorti Tajar Kazanxhiu 55 vjeç kishte shkuar në polici për të denoncuar krimin që kishte kryer në banesë.
Çifti ishte martuar një vit më parë, ndërsa të dy vinin nga divorce të mëparshme.



