Gjykatat zvarrisin vendimet, shteti u ul fondet e ushqimit, Vetting liston problematikat e jetimoreve! Radovani: Buxheti jonë është i pamjaftueshëm! KLSH: Janë rritur çmimet në treg, por s’janë reflektuar

EMISIONI VETTING


Kur një fëmijë vjen në jetë e qara që kumbon anembanë është thirrja për kujdes prindëror. Por jo të gjithë prindërit mund t’u përkushtohen të vegjëlve të tyre dhe jo të gjithë fëmijët rriten pranë gjirit të ngrohtë të familjes. Të dorëzuar përballë vështirësive ekonomike dhe sociale, prindërit e braktisin fëmijën duke e lënë në jetimore. Ndryshe nga këta prindër, shteti nuk i braktis kurrë sepse asnjëherë nuk ka qenë pranë tyre.

Angjela Radovani, drejtoreshë në “Shtëpia e Fëmijës” në Shkodër po ndjek në gjykatën e Shkallës parë Shkodër, një gjyq, ku nëna ka braktisur një fëmijë të sapolidnur për ta bërë zyrtarisht pjesë të shtëpisë së fëmijës shprehet që po shkelet interesi me i lartë i fëmijës.

“Kemi një tejzgjatje të seancave, një proces që ka shumë muaj që ka vazhduar. Fëmija është 16 muajsh dhe vazhdon qëndron tek ne për shkak të burokracive dhe të vlerësimit se ca është më e mira për këtë fëmijë.”- u shpreh Radovani.

 Streha për fëmijët pa kujdes prindëror kthehet në një kështjellë që i mbron nga ftohtësia dhe rreziqet e botës së jashtme, por mungesa e prindërve ngre pyetje të vështira, që askush nuk mund t’i përgjigjet. 

“Kur realizohen birësime, vijnë dhe më drejtohen mua, po mua kur do ma gjesh një mami?”- tha Angjela Rodovani.

Në episodin e sotëm, emisioni “Vetting” do të evidentojë problematikat kryesore me të cilat hasen jetimët, kur shteti në vend që të gjejë zgjidhjen më të mirë, birësimin, kthehet në një makinë burokratike, vonesat e të cilës bien mbi zhvillimin e fëmijës. Jo vetëm kaq, por fëmijët në çdo jetimore sot kanë ushqim më pak se dje, sepse Shërbimi Social Shtetëror dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk kanë bërë indeksimin e çmimeve.

Gjykata e Shkodrës zvarrit vendimin për foshnjën

Qendra e Fëmijëve në Shkodër, e cila përkujdeset për fëmijët e braktisur apo që kanë humbur të dy prindërit, për rastet e shumë prej foshnjeve ndiqen procedurat ligjore sepse që në momentin e lindjes së tyre, shumë prej tyre janë lënë në maternitet. Mungesa e mbështetjes, varfëria, papunësia apo edhe probleme të tjera personale bëjnë që shumë nëna të detyrohen të braktisin fëmijët, duke i lënë ata në duart e institucioneve shëndetësore dhe rezidenciale.

“Ne dimë që fëmijët lindin dhe braktisen që në maternitet. Foshnjat sapo kanë ardhur në jetë rriten nuk i marrin në lënie aty dhe pastaj ata i përkasin një zinxhiri të tërë hallkash dhe institucioneve për të marrë dhe kujdesur për ta”- shprehet Suela Koçibellinj.

8fb58687-7052-460b-a749-f6c68c5bbd0f

 “Kemi mbivendosje të elementëve ekonomik dhe social të shëndetit mendor, por jo vetëm çështje ekonomike. Janë gjithmonë për arsye të thella sociale, për arsye se nënat, na ka ndodhur të jenë dhe nëna të një rrethi që ushtrojnë prostitucion dhe është zgjedhje e tyre apo presion i jashtëm që fëmija të braktiset dhe të vazhdojë ciklin dhe rrethin vicioz në të cilin janë. Ashtu siç kemi dhe nëna të shëndetshme që me vetëdije dhe ftohtësi marrin një vendim që fëmija duhet të vendoset në institucion sepse nuk kanë kushte të rrisë fëmijën. Ashtu siç ka nëna që po lindin fëmijët vetëm për hir të bonusit të bebes.”- tregoi për Vetting, drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës.

 Qendrat rezidenciale janë zgjidhja e fundit ku fëmijët mund të gjejnë përkujdesje, edukim dhe mbështetje të të gjitha formave, emocionale, psikologjike dhe ekonomike. Këta jetim i përjetojnë të gjitha llojet e emocioneve në një moshë të vogël, pavarësisht se nuk dinë t’i përshkruajnë. Të vetmit me të cilët i ndajnë janë kujdestarët dhe të ngjashmit e tyre, fëmijët e tjerë. Në qendrën e Shkodrës janë të akomoduar 19 fëmijë që rriten, luajnë e gëzojnë me njëri-tjetrin.

“Rutina është si në familje. Nëse në një familje nis rutina me mëngjesin apo me përgatitjen për në shkollë apo në kopshtin me daljen e prindërve për në punë, e njëjta gjë është dhe këtu te ne, veçse është në një numër shumë më të madh.”- tha Rodovani.

Me një oborr të madh dhe shumë lodra të shpërndara kudo, fëmijët kalojnë disa orë të ditës duke luajtur me njëri-tjetrin. Por prej disa muajsh, fati i një fëmije 16 muajsh po vonohet pasi Gjykata e Shkodrës nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje për këtë foshnje.

“Harrojmë vetëm një gjë, që këtu më e rëndësishmja është fëmija. Fëmija është interesi më i lartë i një qeverie, i një ndërmjetësi social.” -u shpreh Alfred Muharemi, Drejtor Rajonal i Shërbimit Social Shtetëror për qarkun e Tiranë.

abfcf75b-4511-490d-9e26-5977fd170679

 “Ne vazhdimisht çojmë zërin, argumentojmë, dhe sjellim të gjitha provat tona që ky është një rast që duhet t’i jepet drejtim dhe nga gjykata nuk po mirëkuptohemi. Nuk po vlerësohet qasja dhe përkujdesja jonë drejt fëmijës, por po vendoset fokusi drejt nënës biologjike.”- u shpreh Angjela Radovani. 

angjelina radovani

Aktualisht fëmija ndodhet në jetimore, por sipas Drejtoreshës Angjela Radovani kësaj çështje i duhet dhënë një zgjidhje sa më shpejt për të mos e privuar fëmijën nga akomodimi në një familje të re.

“Ajo që ne vërejmë ose që unë mund të referoj si problematikë konkrete në lidhje me rastin është se vazhdimisht po vazhdojnë seance pas seance, fillimisht me pretekstin se nëna biologjike nuk po merr dijeninë, pasi që është pjesë e procedurës që nëna duhet të marrë dijeni mbi procesin, por dhe në rastin që ka marrë dijeni për procesin dhe ka konfirmuar dhe në prezencë të gjykatës që ka dijeni për datën, prapë janë shtyrë seanca që ajo të thirret, të pritet dhe të vijë të dëgjohet. Për mua është shkelje procedurale”- tha Angjela Radovani .

Nga praktika dhe nga terreni shpeshherë janë prindërit rrezikshmëria më e lartë për fëmijën e tyre. Pra ne kemi raste të evidentuara ku fëmija është i detyruar të jetojë me nënën e cila mund të jetë e paaftë të përkujdeset për këtë fëmijë.”- shprehet Suela Koçibellinj.

 “Vetting” i bëri një kërkesë për informacion Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Shkodër për këtë rast, ku edhe seanca është shtyrë Korrikun e ardhshëm, por deri në publikimin e këtij materiali nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Drejtoresha e shtëpisë së fëmijës, Angjela Radovani, shprehet e zhgënjyer nga institucionet sepse procesi gjyqësor për deklarimin e braktisjes nga ana e tyre si palë kërkuese, është hapur në korrik të vitit 2024 dhe aktualisht jemi në qershor të vitit 2025 dhe vazhdojnë me seancat gjyqësorë.

Shteti ua “pakëson” ushqimin jetimëve

 Në të gjitha jetimoret në Shqipëri, kryesisht të fëmijët 0-6 vjeç procesi i ushqimit është më i vështirë sepse ka foshnje, të cilat kanë nevojë për ushqim special dhe ky proces është më i komplikuar. Faktikisht ka fëmijë që janë ndarë nga nëna dhe procesi i ushqimit me gji dhe për këta fëmijë duhet qumësht special.

Ushqimi kërkohet orar pa orar dhe nuk dihet se sa fëmijë mund të jenë në strehë pasi disa vijnë drejtpërdrejt nga materniteti.

“Produktet tona të ndara në 6 apo 7 lot-e dhe unë duhet të gjurmoj nga pas 6 apo 7 operatorë. Ku nëse njëri vonon, të sjellë njëri bukën, qumështin, djathin, vezën. Ne jemi në një zinxhir problematikash ku ai fëmija i vogël nuk do me dit shumë te kjo pjesë. Ai do me dit nëse në drekë do të marrë kaloritë dhe ushqimin e duhur, por jo nëse operatori nuk ka punuar apo nuk ka ardhur në kohën e duhur.”- tha për emisionin “Vetting” drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës.

Prej më shumë se 5 vitesh, Qeveria shqiptare nuk ka indeksuar kuotën financiare për ushqyerjen e foshnjeve dhe fëmijëve në jetimore, që në vetvete është një skandal. Sipas drejtoreshës Radovani buxheti është i pamjaftueshëm për nevojat e fëmijëve. “Buxheti vjetor është 44 milionë lekë të vjetra, ku janë të përfshira shërbimet operative si pagat e punonjësve, pagesa për drita dhe ujë, blerje ushqimesh dhe blerje materiale pastrimi”- tha ajo.

 Janë me qindra faqe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ndalen te ky problem pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lënë të njëjtin buxhet për ushqimin, ndërkohë që çmimet e ushqimeve brenda 5 viteve janë dyfishuar.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbështetet edhe nga monitorimet e Avokatit të Popullit, që shprehet se të gjitha jetimoret kanë të njëjtën kuotë shpenzimesh për fëmijët e vegjël për ushqimet. “Është rritur kuota e fëmijëve, janë rritur çmimet në treg, por kjo nuk është reflektuar në rritjen e buxhetit gjë që na vendos në vështirësi.”– shprehet Radovani.  

 Në dhjetor 2022, Ministria e Shëndetësisë do të nxirrte urdhëzimin 662, për një ndryshim në udhëzimin nr. 689 të vitit 2018, për nivelin e kuotave të shpenzimeve për ushqime në institucionet publike rezidenciale e komunitarë të përkujdesjes shoqërore. Ky ndryshim i kalonte përgjegjësinë Shërbimit Social Shtetëror për indeksimin e çmimeve të ushqimeve vit pas viti, institucion i cili aktualisht prej dhjetorit 2022 ka përgjegjësi për mosrealizimin e kësaj kuote për fëmijët.

Në këtë rast, përgjegjësi ka edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që duhet të miratojë kuotën e shpenzimeve për ushqimet pasi është pjesë e buxhetit të saj. “Për ekzaminime mjekësore, analiza janë vetëm 15 mijë lekë të reja. Qoftë për analiza rutinë të përfituesve dhe aktualisht janë 19 përfitues ne nuk mbërrijmë me aq buxhet, imagjino nëse kemi nevojë për një test alergjie a për një analizë më specifike. Analizat që shpesh ne bëjmë kur drejtojmë dokumentat në Komitetin e Birësimeve siç juanë për hepatitin për gjak apo çdo nevojë tjetër, mundohena me këtë 15 mijë lekë të reja. Mendoj që është një buxhet i pamjaftueshëm” shprehet drejtoresha e “Shtëpisë së fëmijës 0-5 vjec” Shkodër, Angjela Radovani.

b9d43fb9-6ac7-43bd-86db-6093f21cbbd7

 E gjitha kjo procedurë burokratike në pamje të parë fsheh një detaj shumë të rëndësishëm. Praktikisht ky udhëzim merr fuqi nga Vendimi i Këshillit të Ministrave me Nr. 518, datë 4.9.2018 për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror Komunitar e Rezidencial, sipas pikës 71, “nivelet e kuotave të shpenzimeve të përkujdesit shoqëror në institucionet publike rezidenciale dhe komunitare indeksohen çdo vit sipas indeksit të çmimeve të konsumit, nëngrupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”.

9499642b-ad8b-4004-aa86-30f289bd5f6c

 Në fakt, duke mos u indeksuar këto cmime, ulet buxheti për këto investime që të përqendrohet në seksione të tjera dhe të mos harrojmë. Ky indeksim nuk është vetëm për fëmijët, por për të gjitha llojet e qendrave rezidenciale për përkujdesje në të gjithë Shqipërinë.

Këto janë kuotat aktuale:

Për fëmijët 0-3 vjeç në masën 360 lekë

4-5 vjeç në masën 400 lekë

6-11 vjeç në masën 490 lekë

11-15 vjeç në masën 600 lekë

15-18 vjeç në masën 600 lekë

9501f2c4-e590-4007-801e-c640b04453dc

Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë marrjen e masave të menjëhershme për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore në institucionet e përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike dhe private për fëmijët e grupmoshës 0-6 vjeç.

Indeksimi është vetëm njëri prej problemeve, pasi jetimoret përballen edhe me burokraci në sigurimin e ushqimit në kohë.

Këto institucione kanë varësi të dyfishtë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale dhe nga Bashkia. Varësia jonë është e dyfishtë, buxheti është i Ministrisë, ndërsa organika dhe godina është varësi e Bashkisë. Domethënë Bashkia ka tagrin të punësojë apo largojë nga puna stafin dhe pjesën e godinës, ministria ka buxhetin” shprehet Radovani.

5feda100-aa7d-4d0f-84f2-d9b688aaa90e

Kjo ndarje e tillë i bën më të vështira proceset e ndarjes së ushqimit një maratonë burokratike. Problemet me tenderat e ushqimeve janë seriozë pasi lidhen drejtpërdrejt me ushqyerjen dhe vonesat tashmë i paraprijnë situatave nga më të ndryshmet.

“Shoh një tejzgjatje të procedurave gjë që kjo grupmoshë, mosha 0-5 ka nevoja e dinamika që ndryshojnë vazhdimisht dhe ne nuk mund të presim burokracira të tilla. Nëse i referohemi vitit konkret ne jemi në qershor të vitit 2025 dhe akoma nuk kemi kontratat e lidhura përsa I përket ushqimeve që domethënë shohim një zgjatje të procedurës.”- shprehet drejtoresha e Shtëpisë së fëmijëve në Shkodër.

Qendra e Fëmijëve Shkodër ka një buxhet vjetor prej 44 milionë lekësh të vjetra të cilat përdoren për pagat e punonjësve, ushqime, ujë, drita, materiale pastrimi dhe të tjera të domosdoshme. Ky buxhet kaq i vogël i kufizon përgjegjësitë e institucionit që të kryejnë aktivitete si eskursione, që fëmijët të ndihen të lirë dhe të shohin përtej portës që qëndron gjithnjë e mbyllur.

“Mendoj që duhet menduar diçka nga shteti minimumin për transportin. Ne si institucion duhet të kemi një automjet në dispozicion, qoftë për emergjenca, qoftë për nevoja ne duhet të kemi akses. Ajo që më shpesh kemi vështirësi është kur ndodhemi përpara emergjencave mjekësore sepse jo çdo nevojë për fëmijën është ashtu siç parashikohet nëpërmjet rekomandimeve shtetërore. Mosha e fëmijëve tonë nuk të jep kohën të procedosh nëpërmjet hallkave të institucioneve shtetërore dhe ne detyrohemi t’i drejtohemi shërbimeve private” -theksoi Radovani.

 Ndarja e buxhetit në zëra nuk është bërë për shëndetësinë, ç’ka sjell vështirësi ekonomike dhe emocionale për kujdestarët apo drejtuesit e institucionit.

Për vitin 2025, fondi për emergjencat shëndetësore është shumë i ulët, ku përfshihen analizat apo vitaminat për arsye se fëmijët janë në moshën më delikate dhe kërkojnë përkujdesjen maksimale.

 “Aktualisht, këtë vit kemi vetëm 60 mijë lekë të reja, sepse për shkak të buxhetit që nuk na mjafton, jemi detyruar të reduktojmë vlerën e medikamenteve.” u shpreh drejtoresha Radovani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme