Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar edhe sot me dyer të mbyllura, procesi gjyqësor ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.
Sipas gjykatësit të rastit, Rrahman Beqiri, në këtë seancë është paraparë të prezantohet ekspertiza e psikiatrisë forenzike për të akuzuarin Shabani.
Seanca të ngjashme me dyer të mbyllura ishin mbajtur edhe më 28 dhe 29 janar 2026, për të njëjtat arsye.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë më 19 shkurt 2025 ndaj Shabanit dhe Qerimit, duke i ngarkuar për “mbledhje dhe dërgim të informacioneve dhe dokumenteve tek Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA)”.



